Kryetari Gashi viziton Qendrën për Trajnime në KEK

ObilicPostuar: 17:09 / 28.06.2017

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, vizitoi Qendrën për Trajnime në KEK, ku nga stafi trajnues i këtij institucioni u njoftua për natyrën e trajnimeve që ofron kjo Qendër.

Arsyeja e kësaj vizite ishte për të parë mundësitë që studentët e profesioneve përkatëse dhe qytetarë të interesuar nga komuna jonë, të ndjekin praktikën në këtë institucion.

Në fund të kësaj vizite, Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, u nda i kënaqur me nivelin e trajnimeve që ofron kjo Qendër, duke kërkuar avancimin e kësaj ideje në nivele të tjera, me qëllim të krijimit të mundësisë së përgatitjes profesionale për studentët dhe qytetarët e komunës sonë, që të njejtit të jenë të aftë profesionalisht dhe të gatshëm për tregun e punës.

Edhe drejtuesit e kësaj Qendre, u shprehën të gatshëm për avancimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

/InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.