Obiliq: Kryetari Gashi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MAPL-në

ObilicPostuar: 15:18 / 17.03.2021

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një takim përfaqësuesit e MAPL-së, znj.Ganimete Salihu dhe z.Hamdi Fazliu.

Obiliq: Kryetari Gashi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MAPL-në

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një takim përfaqësuesit e MAPL-së, znj.Ganimete Salihu dhe z.Hamdi Fazliu.

Në këtë takim ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Grantin e Performancës Komunale.Kjo marrëveshje tripalëshe mes komunës, MAPL-së dhe donatorëve HSIK-DEMOS II, ka për qëllim bashkëpunimin në mes të palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale dhe krijon kornizën për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performancës komunale. GPK do të bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria, si dhe Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Norvegjisë të përfaqësuar nga HSIK-DEMOS II.

Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi u zotua se komuna e Obiliqit do të bashkëpunojë ngushtë me akterët e kësaj marrëveshje dhe do të përfundojë të gjitha obligimet të përcaktuara në të.
Zyra për informim,Obiliq.