Obiliqi ia ndërron emrin sheshit të emërtuar para pesë muajsh

ObilicPostuar: 11:00 / 25.04.2019

Komunarët e Obiliqit ia kanë ndërruar emrin sheshit të qytetit “Adem Preniqi”, që ia kishte vendosur më 30 tetor të vitit të kaluar.

Pas pesë muajve, emërtimi i sheshit është ndërruar dhe tash në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal i është vendosur “Dëshmorët e Kombit”.

Ky kishte qenë propozim i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, por që nuk ishte hedhur fare në votim, në tetor të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.