Obiliqi me Rregullore sanksionuese për përdorimin e veturave zyrtare

ObilicPostuar: 16:44 / 11.05.2018

Komunarët e Obiliqit po synojnë që të vënë rregull në shfrytëzimin e automjeteve zyrtare të Komunës.

Edhe pse thonë se nuk ka pasur keqpërdorim të këtyre veturave deri tash, qëllimi sipas tyre është përdorimi efikas i automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naim Miftari, ka thënë nëpërmjet Zyrës për informim se deri tash kjo çështje është rregulluar nëpërmjet një udhëzimi.

“Komuna e Obiliqit ka pasur‘Udhëzim për përdorimin e automjeteve zyrtare’deri më tani. Me këtë rregullore synohet e drejta e përdorimit të rregullt dhe efikas të automjeteve zyrtare-komunale. Shërbyesit civilë mund ta përdorin automjetin zyrtar vetëm për nevoja zyrtare si: udhëtime zyrtare me karakter pune”, ka thënë Naim Miftari.