Obiliqi vitin e ardhshëm ndërton 10 shtëpi për komunitete

ObilicPostuar: 16:44 / 04.12.2017

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, takoi drejtoreshën e organizatës joqeveritare me seli në Prizren, Head of ASB Kosovo, Dafina Hoxhën.

Në këtë takim u diskutua programi për rindërtim i kësaj organizate gjithashtu edhe ai për mbështetje në mekanizmin bujqësor.

Për vitin tjetër parashihet ndërtimi i dhjetë shtëpive në Komunën tonë. Këto shtëpi do të jenë për të gjitha komunitetet dhe do të financohen nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me participim edhe të Komunës së Obiliqit.