Protesta e banorëve të Hades dhe Shipitullës zhvendoset para komunës

ObilicPostuar: 11:10 / 12.09.2017

Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë janë duke protestuar para komunës së Obiliqit, të cilën më vonë do ta vizitojë kryeministri i zgjedhur i Kosovës Ramush Haradinaj.

Banorët protestues kanë kërkuar ndërprerjen e punës së makinerisë së KEK-ut në fshatrat e tyre dhe shfuqizim të të gjitha vendimeve që janë marrë nga Qeveritë e mëparshme.

Protestuesit e mbledhur para komunës i ka takuar edhe kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi i cili u ka thënë atyre se sot do të ketë një takim me kryeministrin e vendit ku do të shqyrtohen edhe kërkesat e tyre.

“Shpresoj që Qeveria Haradinaj të bëjë zgjidhje për këta banorë”, tha Gashi ndërsa premtoi atyre një dëgjim publik me kryeministrin Haradinaj.

Komente: 0 Policia me plan operativ për zgjedhjet të dielën 13:33 / 17.11.2017 Policia është bërë gati për detyrat që e presin gjatë balotazhit. 19 nëntori, do të jetë dita ku qytetarët do të dalin të votojnë për ata që do të udhëheqin komunat e tyre në 4 vjetët e ardhshëm.
Komente: 0 KQZ-ja e gatshme për balotazhin 11:25 / 17.11.2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në 19 komuna të Republikës së Kosovës, për garën e të parit të qytetit.