Qendra e Mjekësisë Familjare në Obiliq me Shërbim Emergjent 24 orë

ObilicPostuar: 12:13 / 04.07.2017

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, Shërbimi Emergjent do të funksionoj 24 orë.

Aktivizimi i këtij shërbimi në këtë qendër, ka ardhur si rezultat i ristrukturimit të stafit, trajnimit të tyre për ofrimin e shërbimeve të tilla, zgjerimit të hapësirave si dhe rritjes së kapaciteteve teknike të kësaj qendre.

Funksionimi 24 orë i Shërbimit Emergjent, bëhet për herë të parë në komunën tonë.Aktivizimi i këtij shërbimi, hynë në kuadër të investimeve që komuna është duke bërë në sferën e shëndetësisë.

Ngritja e cilësisë dhe zgjerimi shërbimeve shëndetësore, janë prioritetet e qeverisjes aktuale në sferën e shëndetësisë./InfoKomuna/