VV-ja akuzon Komunën e Obiliqit për anashkalim të shëndetësisë

ObilicPostuar: 10:53 / 01.03.2019

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë alarmuar për gjendjen e keqe në shëndetësinë e Komunës së Obiliqit.

Pos kushteve të këqija, ata kanë thënë se pacientët e kësaj komune duhet për çdo shërbim stomatologjik duhet të shkojnë në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Sami Ahmeti nga Vetëvendosje, ka thënë se për 21 mijë banorë janë vetëm dy karrige stomatologjike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).