Xhafer Gashi emërton disa rrugë në Obiliq

ObilicPostuar: 09:43 / 27.07.2017

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka emërtuar disa rrugë në këtë komunë. Ai përmes facebook-ut ka bërë të ditur se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën.

Postimi i plotë i Xhafer Gashit:

Emërtimi i rrugëve, një projekt mjaft i rëndësishëm të cilin Komuna e Obiliqit e ka përfunduar si Komuna e parë në nivel të Kosovës. Ky projekt, është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë në Kosovë. Po ashtu është bërë edhe një pjesë e vendosjes së numrave në shtëpi, ndërtesa e lokale.