Orë letrare, promovim librash, aktivitete sportive për 10- vjetorin e Pavarësisë

KlinëPostuar: 16:41 / 13.02.2018

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorët Arben Limani dhe Skënder Merturi, kanë marrë pjesë në orën letrare, të organizuar në SHFMU “ Motrat Qiriazi” në Klinë, përcjell InfoKomuna.

Aktiviteti kulturore është organizuar në kuadër të aktiviteteve për 10- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe kishte karakter garues. Nxënësit e kësaj shkolle kanë garuar me ESE, poezi dhe pikturë. Nxënësit fitues që kishin punimet me të mira janë shpërblyer me mirënjohje dhe nga një libër të cilat i kanë ndarë kryetari Elezaj dhe drejtorët Limani e Mërturi.

Më këtë rast, kryetari Elezaj ka përshëndetur, nxënës e arsimtarë të kësaj shkolle për këtë organizim dhe ka premtuar mbështetje.

Në kuadër të aktiviteteve për Pavarësinë e Kosovës, është bërë promovimi i dy librave të autorit Ilir Muharremi, romani "Psycho” dhe libri shkencor "Moskuptimet". Në këtë manifestim kulturor folën Bashkim Hoti, në emër të Shoqatës Kulturore “Jehona e Dukagjinit”, pastaj drejtori i DKRS-së Skënder Merturi, prof. Vjollca Dibra dhe autori i librave Ilir Muharremi.

Aktivitetet për nder të 10-Vjetorit të Pavarësisë vazhduan me ndeshjen në Hendboll (M): në mes KH "Dukagjini" Klinë – KH "Besa" Pejë. Mysafirët ishin fitues të kësaj ndeshje ndërsa kupën ekipit fitues ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. U ndanë edhe mirënjohje për vendasit nga Drejtori i Kulturës, Rinis dhe Sportit Skënder Merturi.

Në turnirin e shahut, vendin e parë e ka zënë Ardian Foniqi, i dyti ishte Xhemë Krasniqi kurse i treti Fadil Kryeziu. Edhe në këtë turnir kishte shpërblime ndërsa Klubit të Shahut “ Mehmet Kryeziu”, i janë dhuruar 5 tabela-figura të shahut.

Sot ka nisur edhe turniri në futboll të vogël i institucioneve. Nga afër fillimin e turnirit e ka përcjelle edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Aktivitetet janë duke u mbajtur në përkujdesje të Kryetarit Zenun Elezaj, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport./InfoKomuna/