Organizohet tryezë diskutimi lidhur me "Të bërit biznes në Europë"

Postuar: 10:21 / 17.11.2017

Sot, në restaurant “Gambini”, në ora 15:00 organizohet tryeza e rrumbullakët me temën, “Të bërit biznes në Europë”, nga EAC Klubi i Biznesëve Sllovene dhe Kosovare, transmeton Click Channel.

Kjo tryezë organizohet me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të mundësive të bashkëpunimit të biznesit kosovar dhe atij slloven si dhe mundësive për të bërë biznes në vendet europiane.

Për këtë takim janë të angazhuar ekspertë të promovimit dhe ndërmarrësisë, zyrtarë të doganave të Kosovës, zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, menaxherë të bizneseve nga Kosova dhe Sllovenia.

Ky ndërtim i bashkëpunimit përkrahet nga “SPIRIT”, agjencion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Sllovenisë.

/InfoKomuna/