Pajisja me dokumente, peng i e-kioskave jofunksionale në Prizren

PrizrenPostuar: 11:47 / 12.02.2018

Autoritetet aktuale të Prizrenit akuzojnë qeverisjen paraprake për mosrealizim projektesh, në Administratën komunale.

Por zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se do të angazhohen për rifunksionalizimin e aparateve për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile, të vendosura në 8 lokacione të ndryshme, pasi sipas tyre asnjëra prej e-kiosqeve aktualisht nuk punon, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Administratës i Prizrenit, Osman Hajdari, gjatë një paraqitjeje mediale ka theksuar se gjendja në këtë dikaster në bazë të gjetjeve të para është e rëndë.

Sipas tij, disa prej projekteve që i ka filluar menaxhmenti i kaluar janë pothuajse të dështuara. Ndër to ka veçuar mosfunksionimin e aparateve për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile.