Parashikimi i motit për vikend

Postuar: 16:04 / 18.05.2018

Gjatë vikendit do o të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës së shtunë herë pas here do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Ndërkaq, nga java e ardhshme moti do të karakterizohet me reshje shiu. /InfoKomuna/