Pastrohet hapësira te ish-shtëpia e kulturës në Skenderaj

SkënderajPostuar: 14:28 / 25.05.2018

Komuna e Skenderajt në vazhdën e angazhimit për një ambient më të pastër, sot, ka bërë largimin e mbeturinave në Runik te ish-Shtëpia e Kulturës, iniciative kjo që ka filluar ditë më parë.

Ish-shtëpia e Kulturës ishte shndërruar në deponi ilegale për mbeturina, por tani është pastruar e tëra, dhe është bërë edhe trasimi me zhavor i hapësirës para dhe mbrapa ish- Shtëpisë së Kulturës.