Pastrohet parku në Gllobar të Drenasit

GllogocPostuar: 10:34 / 25.03.2019

Disa qytetarë vullnetarë të Komunës së Drenasit, gjatë vikendit kanë marrë aksion për pastrimin e gjelbërimit tek pishat në Kamenicë të fshatit Gllobar.

Ky aksion i qytetarëve ka ndikuar në përmirësimin e ambientit të parkut dhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, falënderon qytetarët aktiv për këtë aksion dhe inkurajon të gjithë qytetarët të marrin aksione të tilla vullnetare në vendbanimet e tyre për t’u përkujdesur për ambientin që na rrethon.

Në kuadër të pastrimit të pishave, është bërë prerja e barishtave në këtë pjesë, po ashtu janë vendosur edhe disa karrige dhe tavolina për vizitorët.

Komuna e Drenasit këtë vit, ka projekt për rregullimin e stazave/shtigjeve për ecje për të krijuar një park të shfrytëzueshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

"Ftojmë personat që vizitojnë këtë park, të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina, sepse me një ambient të pastër, ruhet edhe shëndeti ynë", thuhet në njoftimin e Komunës. /InfoKomuna/