PDK: Fituesi në Prizren përcaktohet pas numërimit të votave me kusht

Postuar: 23:23 / 19.11.2017

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren përmes një komunikate për media thonë se bashkë me kandidatin për kryetar komune, Shaqir Totaj, falënderojnë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.

“PDK i falënderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij”, thuhet në komunikatë.

Tutje aty thuhet se rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat “PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj”.

PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.