Peja me koncept të ri për sigurinë publike "Vrojtuesit e Lagjes"

PejëPostuar: 15:51 / 25.01.2018

Në komunën e Pejës nga sot fillon aplikimi i konceptit të ri për sigurinë publike i quajtur “Vrojtuesit e Lagjes”.

Ky projekt po mbështetet nga DoI-ICITAP, do të implementohet nga Policia e Kosovës me përkrahjen e komunës.

Këtë projekt e prezentoi sot Drita Perizic këshilltare e lartë e sigurisë publike nga ICITAP.

Për mbarëvajtjen e projektit do të kujdeset ekipi i vrojtuesve të cilët përfaqësojnë pjesët urbane dhe rurale të komunës, bashkësit etnike dhe zonat specifike të komunës. /InfoKomuna/