Asambleja mban seancë të jahtëzakonshme për uzurpimet në Pejë

PejëPostuar: 09:24 / 14.05.2018

Asambleja Komunale në Pejë, do të mbajë takimin e jashtëzakonshëm me kërkesën me shkrim nga 19 anëtarë të Kuvendit Komunal Pejë, konform nenit 44 paragrafi 1.i. Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (LVL).

Takimi mbahet të Mërkurën me 16 maj 2018 prej orës 10:00, me këtë rend dite: Shqyrtimi i problemit të uzurpimeve dhe shfrytëzimi joligjor i hapësirave publike në territorin e Komunës së Pejës, në veçanti në zonën – qendra e qytetit.

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në fund të majit 2018. /InfoKomuna/