Babë e djalë rrihen për kontest pronësor në Pejë

PejëPostuar: 10:28 / 18.09.2017

Policia e Kosovës njofton se dje ka ndodhur një rrahje në Pejë për çështje pronësore, në të cilën janë përfshirë babë e djalë, transmeton InfoKomuna.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq një rrahje tjetër ka ndodhur të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë në mes të disa personave.

Sipas Policisë, një  është dërguar në spitalin e Pejës, pasi që ishte therur me një mjetë të mprehtë, ndërsa njësia policore ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

 Kurse në fshatin Rakosh të Istogut pas mesnatës së mbrëmshme, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuarve dhe dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /InfoKomuna/
 

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.