Dëme në Komunën e Pejës nga erërat e forta

PejëPostuar: 13:00 / 18.01.2018

Era e madhe dje në Pejë, e ka detyruar kryetarin e kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri, që ta mbledhë shtabin emergjent të cilët i ka urdhvruar të dalin në terren për të parë gjendjen.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, shefi i kabinetit të kryetarit Muhaxheri, Durim Sheremeti.

Sipas tij, dëmet më të mëdha janë në rrjetin elektrik dhe në çati të shtëpive.

“Pikërisht për shkak të dëmeve nga era, kryetari sot ka mbledhur shtabin emergjent të komunës për të dal në teren. Dëmet kryesisht janë në rrjetin elektrik dhe çati të shtëpive. Shtabi emergjent ka për të bërë vlerësimin e këtyre dëmeve dhe të gjitha do jenë transparente për qytetaret”, tha për KALLXO.com shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti.