Dy arrestime për armëmbajtje pa leje në rajonin e Pejës

PejëPostuar: 11:27 / 30.08.2017

Të martën në Dresnik të Klinës është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

Të njëjtën ditë, në Bjeshkën e Roshkodolit në Deçan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj,pasi që të njëjtit në rrjetin social Facebook kishin postuar disa fotografi me armë zjarri.

Arma e tipit AK-47 me tre fishkë është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.