Edhe 5 persona nga Komuna e Pejës të infektuar me COVID-19

PejëPostuar: 21:10 / 03.04.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjashtë persona janë shëruar nga koronavirusi, dhe gjashtë raste të tjera janë konfirmuar se janë infektuar me të.

Katër persona janë nga fshati Llugagji, dhe një është nga lagja Dardania në Pejë. Që të gjithë në lidhje familjare me zonjën për të cilën kemi qenë të njoftuar më parë.

"Ju njoftojmë se pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë", thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Deri më tash në Kosovë janë infektuar gjithsej, 132 persona, 16 janë shëruar dhe një ka vdekur.

Virusi është i pamëshirshëm, prandaj ju ftojmë të rrini në shtëpi, Kujdes PO, Frikë JO. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...