Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë (Foto)

PejëPostuar: 10:07 / 06.02.2020

Komuna e Pejës të mërkurën mbrëma është përballur me erëra të fuqishme të cilat kanë shkaktuar dëme.

Mësohet se shumë shtëpive i janë dëmtuar kulmet, të cilat kanë paraqitur edhe rrezik për kalimtarët.

Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri në një prononcim për Telegrafin tha se gjatë gjithë natës kanë qenë aktiv dhe nga terreni kanë parë se ka dëme jashtëzakonisht të mëdha.

“Kemi raportime nga qytetarë të shumtë që u janë shkaktuar dëme. Kemi dëmtime të banesave kolektive dhe një rrugë te shkolla ekonomike ka qenë e bllokuar pasi ka rënë një kulm”, tha Sheremeti.

Shefi i kabinetit të kryetarit Muhaxheri tha gjatë ditës do të kenë një raport të detajuar rreth dëmeve të shkaktuar nga erërat në Pejë. /Telegrafi/