Gashi: Do të filloj nga ligjshmëria sepse pa të nuk ka zhvillim

PejëPostuar: 22:38 / 19.10.2017

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi ka thënë se së pari do të angazhohet në zbatimin e ligjit si kryetar.

“Unë do të ia fillojë nga ligjshmëria sepse pa të nuk ka zhvillim. Ky është synimi im i parë dhe më pas të vazhdojë me infrastrukturën e cila është në gjendje të mjerueshme”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Janë 50 lokalitete pa kanalizim dhe shumë fshatra pa ujë”, është shprehur ai.

Më tej Gashi ka thënë se do të japin grante.

“Do t’i japim 500 grante për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë”.

“Do të zhvillojmë inkubatorin e biznesit dhe pastaj do të shkojmë në zhvillim të turizmit”.

Në Rugovë mungon infrastruktura. Fshatrat e Rugovës nuk kanë ujë dhe kanalizime.

Kurse sa i përket arsimit ai ka thënë se do të ndërtojë tri shkolla të reja.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.