Gazmend Muhaxheri shpërthen në lotë për BOREA-n (Video)

PejëPostuar: 14:37 / 07.09.2018

Momentet kur po pritej që të fillonin punimet për Resortin Turistik BOREA në Pejë, kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muaxherin e tradhtuan emocionet.

Ai shpërtheu në lotë teksa përmendi pasardhësit e tij që janë fëmijë, e që do të mund të kënaqen në BOREA, që filloi ndërtimin pas shumë përpëlitjeve.

Ky moment i emocionoi edhe të pranishmit që brohoritën për Gazin. Ai edhe pasi përfundoi fjalimin, e pati të pamundur t’i ndalë lotët.