Shpërndahen pajisje per bletari në Pejë

PejëPostuar: 15:35 / 03.11.2017

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi njofton se nga Lista konkurruese janë përzgjedhur përfituesit dhe është bërë shpërndarja e pajisjeve për Bletari.

Shpërndarja është bërë ne Vitomericë nga përfaqësuesi i Drejtorisë se Bujqësisë dhe përfaqësuesi i operatorit ekonomik “Gruda”, raporton InfoKomuna.

Për 91 përfituesit nga lista konkurruese, janë shpërndarë këto lloje te pajisjeve:

Shkrirëse Dylli - 30 copë
Centrifuga Manuale - 30 copë
Centrifuga Elektrike - 20 copë
Vaska për zhvulosjen e hojeve - 30 copë. /InfoKomuna/