I plagosuri në Pejë i dyshuar për vrasje në tentativë

PejëPostuar: 15:36 / 15.09.2017

Policia e Pejës ka njoftuar se personi me iniciale F.G që është plagosur mbrëmë është i dyshuar për veprën e “vrasjes në tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrollë dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetuesit kanë ardhur në këtë përfundim pasi që kanë intervistuar dëshmitarët dhe pas ekzaminimit – vendshiqimit të vendit të ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin Rajonal të Pejës në dhomën intensive në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Me vendim te Prokurorit ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurë të rregullt.

Në ndërkohë, Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull për vrasjen e 80 vjeçarit.

I dyshuari pas një fjalosje kishte goditur me sëpatë dy viktimat meshkuj, ku i lartëpërmenduri është plagosur e viktima 80 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

Prokurorja e rastit, Valbona Dishi Haxhosaj, ka thënë mbrëmë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se i njëjti person që vrau  80 vjeçarin, e kishte sulmuar atë në po të njëjtën mënyrë edhe në vitin 2008.

Haxhosaj ka thënë  se dorasi atë kohë kishte vuajtur dënim me burg deri në vitin 2012.