Këshilli i drejtorëve diskuton për uzurpimet në Pejë

PejëPostuar: 11:21 / 04.03.2019

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin e Këshillit të Drejtorëve, ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Në takim u diskutua për raportin e buxhetit, prezantimin e uzurpimeve, aktivitetet e prokurimit, për donacionin e dhuruar nga Austria, përkatësisht qyteti Prutz, i cili i është dedikuar sektorit të arsimit, pranimin e aplikacioneve për sera dhe fidane.

Po ashtu, u diskutua për mbajtjen e sesionit informues të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Caritasin Zviceran, ndryshimet në rregulloren për taksa dhe tarifa, kodin e etikës, vendosjen e policëve të shtrirë, nënshkrimin e kontratave të punës me aktorët rezidentë etj.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme. /InfoKomuna/