Komuna e Pejës ka pranuar mbi 1 mijë kërkesa emergjente dhe leje ditore të qarkullimit

PejëPostuar: 11:59 / 19.05.2020

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Muhamet Mahmutaj udhëhoqi takimin e Shtabit Operativ Emergjent Komunal. Në këtë takim u diskutua për Vendimin e fazës se dytë, për masat lehtësuese te punës dhe te lëvizjes dhe për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.

Nga dje ka filluar fazë e dytë e një etape te re te hapjes graduale ne te gjitha segmentet deri ne normalizimin e plot te gjendjes. Në tejkalimin e këtyre etapave kërkohet vëmendje dhe përkushtim nga te gjithë ne duke e ndihmuar njeri tjetrin deri ne fazën e fundit u shpreh Kryetari Muhaxheri.

Ne raportin e përgjithshëm Peja i ka pasur 74 raste pozitive me COVID 19,prej tyre 42 janë shëruar,30 janë ne trajtim dhe besojmë deri ne fund te javës nuk do ta kemi asnjë rast aktiv dhe 2 raste kanë rezultuar me vdekje.

Rekomandimet e përbashkëta te Shtabit Operativ Emergjent Komunal dhe te Policisë Rajonale ne Pejë janë: Qendrat Tregtare dhe Marketët e dyqanet te vazhdojnë me respektimin e masave mbrojtëse, Pemëshitësit te respektojnë masat mbrojtëse dhe te mos u shërbejnë konsumatorëve pa maska dhe dorëza, tani jemi ne prag te Festes se Bajramit dhe kërkohet qe kësaj radhe mos te grumbullohen ne Xhamia për faljen e Bajramit si dhe ndalohen vizitat grupore ne varreza.

Policia Rajonale ne Pejë ne bashkëpunim me Inspektoratin Komunal kanë bërë inspektime te rregullta dhe kanë shqiptuar 409 gjoba administrative, janë arrestuar 95 persona për vepra te lehta dhe janë paraqitur 75 raste për vepra penale.

Kërkesat emergjente dhe kërkesat për leje ditore te qarkullimit te Qendra Operative Emergjente Lokale janë parashtruar 1181 kërkesa te ndryshme ne email Info-pe@rks-gov.net, janë lëshuar 383 leje për lëvizje ne qytete tjera jashtë Pejës, janë lëshuar 85 leje për lëvizje brenda territorit te Pejes,14 kërkesa janë refuzuar dhe janë lejuar 4 leje për Shqipëri me marrëveshje me Ambasadën e Shqipërisë.

Nga Ministria e Arsimit po diskutohet mundësia dhe forma e vaksinimit te maturantëve, për lehtësimin e mësimit virtual nga donatoret ne Pejë janë dhuruar 25 Llaptop për nxënësit e shkollave te mesme dhe 50 Ipad për nxënësit e shkollave fillore.

Komuna e Pejës deri me tani i ka shpërndarë rrethe 3800 pako ushqimore dhe i kemi edhe rreth 200 pako për rastet e renda sociale, kurse kryqi i Kuq i Kosovës dega ne Pejë i ka shpërndarë 700 pako Higjienike dhe 350 pako Ushqimore, poashtu edhe OJQ dhe Biznese kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe kanë ndikuar sado pak ne ketë situatë pandemie.

Takimi i radhës i Këshillit Operativ Emergjent do të mbahet sipas nevojës dhe situatës. /InfoKomuna/