Komuna e Pejës mban takimin inaugurues të legjislaturës së re

PejëPostuar: 14:59 / 13.12.2017

Në një seancë solemne të Kuvendit të Komunës së Pejës, është mbajtur takimi i parë inaugurues i legjislaturës së re.

Në praninë e përfaqësuesve të MAPL-së, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, medieve si dhe qytetarëve të shumtë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Pejës unanimisht u betuan dhe filluan detyrën e re në këtë mandat legjislativ, njofton InfoKomuna.

Në këtë seancë inauguruese para të pranishmëve u betua edhe kryetari i rizgjedhur i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve u zotua që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Pejës.