Komuna e Pejës: Nuk ka të infektuar me koronavirus

PejëPostuar: 15:59 / 14.03.2020

Para pak çastesh nga disa portale është shpërndarë një informatë për persona të infektuar me koronavirus në Pejë!

Në njoftimin e Komunës së Pejës të dërguar në emër të, Petrit Loci, udhëheqës i ekipit vepruese thuhet se "ju sigurojmë se ky lajm nuk është i vërtet. Rasti të cilit ju kanë referuar portalet ka të bëjë me një iniciativë private për dezinfektimin e një lokali".

"Organet përgjegjëse të angazhuara për të menaxhuar situatën pandemike e kanë vizituar lokacionin dhe e kanë konfirmuar se aty po bëhet një dezinfektim i hapësirës private si masë parandaluese dhe nuk ka të bëjë me koronavirus", thuhet në komunikatë.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë, numri i qytetarëve të infektuar është tre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi sot edhe rastin e tretë me koronavirus në Kosovë. Siç tha Vitia, personi i tretë i infektuar është një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.

Përveç këtyre tre personave, në vend deri tani nuk është infektuar asnjë person tjetër me këtë virus, ndonëse në rrjete sociale po shpërndahen informata të tilla. /InfoKomuna/