Komuna e Pejës s`ka buxhet ta ndërrojë çatinë nga asbesti

PejëPostuar: 13:00 / 09.09.2017

Investimet e bëra në infrastrukturën e arsimit në Komunën e Pejës nuk e kanë prekur as këtë vit pikën më të ndjeshme të shkollës më të madhe fillore në Pejë, “Xhemajl Kada”.

Sikur dy vitet e kaluara edhe këtë vit janë zhvilluar projekte rinovuese në atë objekt, por më lart se plafoni i katit të tretë nuk kanë shkuar, duke ua lënë kështu nxënësve edhe më tutje rrezikun mbi kokë, shkruan sot Koha Ditore.

Vitet e kaluara janë ndërruar dyert e dritaret, tabelat, është investuar në kabinetin e informatikës, është ndërtuar aneksi i ri i shkollës, u janë ndërruar dyshemetë disa klasave, është shtruar oborri me kubëza... sivjet u janë vendosur nyjat e reja sanitare të gjitha tualeteve, por asnjëri prej projekteve të realizuara deri më tash në këtë shkollë nuk e kishte paraparë ndërrimin e kulmit të mbuluar me pllaka nga asbesti, i cili është dashur të ishte prioritet mbi prioritete.

Vitin e kaluar ishte thënë se do të ndërrohet kulmi sivjet dhe për vitin e ri shkollor shkolla do ta ketë kulmin e ri. 

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.