Kryesues i Kuvendit komunal të Pejës zgjedhet, Islam Husaj

PejëPostuar: 15:01 / 09.01.2018

Kuvendi i Komunës së Pejës mbajti takimin e radhës të kryesuar fillimisht nga deputeti më i vjetër, Beqir Kajtazi e më pasataj nga kryesuesi i zgjedhur me shumicë votash i Kuvendit të Komunës së Pejës, Islam Husaj.

Në pikën e parë të rendit të ditës u betuan anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Pejës, transmeton InfoKomuna.

Pikë e dytë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Pejës e mbajtur me datë: 13.12.2017.

Në pikën e tretë të rendit të ditës për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës pati tri propozime: Islam Husaj nga LDK , Arbër Grabovci nga AAK dhe Ukë Selimaj nga PDK. Pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave me shumicë votash u zgjedh për këtë mandat Kryesues i Kuvendit të Komunës së Pejës, Islam Husaj.

Islam Husaj pasi mori detyrën i falënderoi të pranishmit dhe u zotua për transparencë dhe punë të paanshme, si dhe vazhdoi me pikat e rendit të ditës.

Në vazhdim është zgjedhur Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në përbërje prej 9 anëtarëve: 3 nga LDK , 2 nga AAK, 1 nga PDK, 1 nga VV dhe nga 1 anëtar Alternativa dhe Nisma shkojnë me rotacion nga dy vite.

Po ashtu është zgjedhur edhe Komiteti për Komunitete në përbërje prej 9 anëtarëve: 1 LDK, 1 AAK, 1 PDK dhe 6 nga Partitë e komuniteteve pakicë.

Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në muajin shkurt 2018-të./InfoKomuna/

Komente: 0 Nis trajnimi në fushën e menaxhimit të energjisë në Komuna 16:21 / 25.04.2018 Me bashkëpunim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe GIZ, sot ka filluar trajnimi treditor lidhur me menaxhimin e Energjisë në Komuna, në të cilën morën pjesë Drejtorët e Shërbimeve Publike dhe Zyrtarët komunal për Energji.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj premton mbështetje për fermerët 10:26 / 25.04.2018 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi dhe pesë ekspertë të bujqësisë, kanë vizituar sot vreshtat e fermerit Habib Elshani. Kryetari Muharremaj, ka përgëzuar këtë fermer të vyeshëm dhe punëtor për punën...
FerizajKomente: 0 500 mijë euro për dy projekte infrastrukturore sportive në Ferizaj 15:17 / 25.04.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, drejtoresha e Kulturës, Xhemile Murati- Shabani, si dhe këshilltari i tij Besim Zymberi, ka pritur në një takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi me ç’rast kanë bërë...