Kuvendi i Pejës aprovon programin tre vjeçar për banim 2018 – 2021

PejëPostuar: 15:41 / 26.04.2018

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës ku ka debatuar për disa pika me rendësi për komunën të cilat janë aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri e ka prezantuar Raportin informativ mbi performancën e Komunës për vitin 2017. Plani i punës së KKSB-së për vitin 2018 është prezantuar dhe është aprovuar.

Kuvendi ka aprovuar propozimin për marrjen e Vendimit për publikimin e Konkursit për plotësimin e Komiteteve konsultative (Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Komitetit për Zhvillim Ekonomik).

Po ashtu është aprovuar Programi tre vjeçar komunal për banim 2018 – 2021.

Asamblistët kanë bërë shqyrtimin e Raportit të punës së N.P.L. “Ambienti” sh.a. Pejë.
Asamblistët kanë shqyrtuar Planin e Biznesit të NPL.”Stacioni i Autobusave” sh.a. Pejë.

Ne takim është aprovuar propozimi dhe është formuar komisioni për tituj nderi, Dekorata,
Medalje,Mirënjohje e Falënderime, konform Rregullores Nr.06/2016, e datës 01prill 2016.
Deputetët kanë formuar Komisionin vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim, po ashtu edhe Komisionin për Ankesa për dhënien e pronës Komunale në shfrytëzim.
Propozimi për këmbim pronash - ngastrash në mes të Komunës së Pejës dhe Tafil Selim Alimusaj, nga fshati Strellc Komuna Deçan, për realizimin e Projektit për ndërtimin e hapësirës për aktivitete rekreativo – sportive për nxënësit e shkollës “Asdreni” dhe “Odhise Paskali” në Pejë është aprovuar për implementim.

Propozimi i Nismes së Kryetarit të Komunës për bashkëpunim komunal Ndërkombëtar në mes të Komunës së Pejës dhe Komunës Sariçam – Republika e Turqisë është aprovuar.
Poashtu propozimi për zavendësimin e anëtarit të dorëhequr z.Isuf Berisha, nga Komiteti për Komunitete, me anëtarin e ri Mirsad Berisha është aprovuar.

Si pikë shtesë është propozuar dhe aprovuar formimi i Komisionit për monitorimin e funksionimit të Rregullorës për Transparencë ne Institucionet e mbrendshme te Komunës së Pejës.

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës. /InfoKomuna/