Kuvendi i Pejës me 4 këshilltarë rugovas nga 35 sa ishin në lista

PejëPostuar: 10:59 / 13.11.2017

Treva e Rugovës përbën gjysmën e territorit të Komunës së Pejës. Mirëpo, ky fakt nuk pasqyrohet edhe në Kuvendin Komunal të Pejës, në të cilin numri i këshilltarëve nga kjo trevë po bie nga zgjedhjet në zgjedhje.

Në Pejë nuk është e panjohur se vota e rugovasve vendos gjithnjë për fituesin për kryetar dhe për subjektin në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prandaj, edhe subjektet politike para zgjedhjeve, sidomos në këto 2 të fundit, po përfshijnë më shumë kandidatë nga kjo trevë në listat e për këshilltarë në KK.

Për zgjedhjet e 22 tetorit në listat e gjitha subjekteve kanë figuruar emrat e 35 kandidatëve nga treva e Rugovës. Subjekteve i ka ndezur kalkulimi i bërë, por jo edhe kandidatëve, sepse prej gjithë atyre vetëm 4 kanë arritur të hynin në Kuvend. Rexhep Kurtbogaj dhe Agron Nikçi nga LDK-ja, Fjolla Dembogaj nga PDK-ja dhe Bashkim Lajçi i LVV-së.