Maja e Ruselisë në bjeshkët e Pejës

PejëPostuar: 13:30 / 11.01.2019

Maja e Ruselisë gjindet në pjesën e Dukagjinit gjegjësisht në Bjeshkët e Nemuna. Lartësia e majës së Ruselisë është 2381 m, dhe është një ndër majat me të larta në Republikën e Kosovës.

Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante, sidomos lugina.

Në malet e Rusolise gjendet burimi i Drinit të Bardhë. Paraqitet në kontakt të kristaloreve paleozoik që ndërtojnë bazën dhe rrënxen e Maleve Perëndimore dhe të gëlqeroreve triasik që ringriten në lartësi të mëdha mbi ta. Ka lartësi apsolute 580 m dhe prurje mesatare 5 m3 /sec. Paraqet burimin me të pasur me ujë të këtij lloji në Krahinë. Fotot janë marrë nga Kosova Hiking Trips.

/InfoKomuna/