Muhaxheri: Peja do jetë kampione për parqe, siç është kampione në sporte

PejëPostuar: 15:06 / 23.09.2021

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri në Debat Pernime ka thënë se Peja do të jetë kampione për parqe, siç është kampione në sporte.

Ai ka theksuar se Peja do t’i ketë edhe dy parqe të reja.

“Peja do t’i ketë edhe dy parqe me hapësirë rreth 40 hektarë. Do të jetë Parku i Shëndetit dhe Parku i Pishave. Duke e marr parasysh edhe Parkun Karagaq, do të jemi kampion për parqe në Republikën e Kosovës, qysh jemi kampionë edhe për sporte”, u zotua ai.

I pyetur se a do të jep dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë, ai tha se do ta bëjë këtë vetëm kur ka vendim të plotfuqishëm.

“Vetëm kur të ka vendim të plotfuqishëm. Këto 8 vite janë munduar shumë me më ngritë aktakuza përndryshe jam munduar mos me shkelë ligjin edhe kam deklaruar ndonjëherë se nuk e kam shkelë livadhin, por ligjin s’e shkeli prapë se prapë”, u përgjigj ai.

Gazmend Muhaxheri tha se Komuna të cilën e udhëheq e ka planin zhvillimor urbanistik që nga fundi i vitit 2019 dhe se është i aprovuar edhe nga Ministria.

Krahas këtij plani, Muhaxheri tha se kanë ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës.

“Telashja e krejt kësaj pune është që plani zhvillimor komunal i përcakton zhvillimet për tetë vitet e ardhshme dhe na si strategji që kemi pasur problemin numër një, është rreziku i Lumbardhit për me ndërtu hidrocentrale. Me plan zhvillimor komunal e kemi vendosur vulën që në Lumbardhin e Pejës nuk ka hidrocentrale. Pra, nuk mundet me u ndërtu çfarëdo vendimi me u marrë tjetër. Vendimi i Asamblesë është meritori dhe në Lumbardhin e Pejës nuk ka hidrocentrale”, u shpreh i pari i Pejës.

Muhaxheri tha se ndërtimet që janë duke u zhvilluar janë në fshatin turistik në Bogë janë të gjitha pa leje. 

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.