Në Grykën e Rugovës hapet zona e ngjitjes “VIP-Balcony”

PejëPostuar: 10:20 / 23.08.2017

Në Grykën e Rugovës është hapur edhe zona e re e ngjitjes në shkëmbinj, e njohur si “VIP-Balcony”, e cila përbëhet nga 15 vija të reja të ngjitjes.

“Jemi të lumtur që sot po hapet edhe një zonë e re për zhvillimin e ngjitjes në shkëmbinj, e cila i ndihmon zhvillimit të turizmit të aventurës dhe pasurimit të ofertës turistike të Komunës së Pejës”, ka thënë në hapjen Durim Sheremeti nga Komuna e Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Elbert Krasniqi, menaxher i projektit nga Trentino con il Kossovo, ka thënë se me këtë projekt“do të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm, krijimi i vendeve të reja të punës për banorët lokalë të Pejës, si dhe promovimi i Grykës së Rugovës si një destinacion i turizmit të aventurës” .

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.