Në Spitalin e Pejës, 11 pacientë me COVID-10 në gjendje të rënduar

PejëPostuar: 17:36 / 07.01.2021

Spitali i Pejës ka njoftuar të mërkurën, se 11 pacientë të prekur me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në Spitalin e Pejës, 11 pacientë me COVID-10 në gjendje të rënduar

Spitali i Pejës ka njoftuar të mërkurën, se 11 pacientë të prekur me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në këtë spital, aktualisht po trajtohen 69 pacientë me COVID-19, e prej tyre dy janë në respiratorë e 47 në oksigjeno-terapi.

“Gjashtë pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.