Në Spitalin e Pejës 57 pacientë në gjendje të rëndë me COVID-19

PejëPostuar: 14:24 / 01.09.2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë pranuar edhe 20 pacientë me koronavirus.

Nga raporti i Spitalit të Pejës, bëhet e ditur se aktualisht janë të shtrirë 214 pacientë, ku prej tyre 180 janë me oksigjenoterapi, 8 në CPAP dhe 57 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë të këtij spitali.