Nis ndërtimi i kompleksit turistik BOREA në Pejë

PejëPostuar: 14:12 / 07.09.2018

Resori turistik BOREA në Komunën e Pejë pas një periudhe dekadëshe ka filluar të ndërtohet, raporton Ndertimi.info.

Në vendngjarje kanë qenë përfaqësuesit e konsorciumit fitues “FILEIT” dhe përfaqësues të Komunës së Pejës.

Kontrata e nënshkruar për projektin “Borea” pati marrë aprovimin nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat në gusht të vitit të kaluar.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, pati dhënë edhe detaje të projektit.

“Ky konsorcium do ta ndërtojë teleferikun me 68 kabina, i cili do të jetë i gjatë diku 4200 metra, dhe është teleferiku i dyte më i madh në Evrope. Diku – nëse llogaritet mesatarja për vit – 6.9 për qind të qarkullimit bruto që do ta bëjë ky konsorcium – do t’i jepet Komunës së Pejës”./ InfoKomuna/