PDK-ja nuk do të ketë kandidat për kryetar të Pejës

PejëPostuar: 16:27 / 13.09.2021

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë, pas vdekjes tragjike të kandidatit të tyre Astrit Ademaj, kanë marrë vendim se nuk do të ketë asnjë kandidat tjetër për të parin e Komunës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Për shkak të rrethanave që janë krijuar e që patën përmasë tragjike dhe për shkak të respektit ndaj zyrtarëve të PDK-së që pësuan në Pejë por edhe konsideratës ndaj familjeve të tyre, dega në Pejë, ka ardhur në përfundim që është e udhës që të shkojmë në këto zgjedhje vetëm me asamblsitë”, tha Abdullahu.

Ndryshe në mbrëmjen e 8 shtatorit nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për Pejën, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për komunën e Deqanit.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i lënduar edhe vëllai i Astrit Ademaj, Avnia, i cili aktualisht gjendet në paraburgim për 30 ditë.