Peja me reduktime të gjata të ujit të pijshëm

PejëPostuar: 13:48 / 16.11.2018

Vazhdojnë reduktimet e ujit të pijshëm në disa pjesë të Pejës , e të cilat po zbatohen që nga muaji korrik.

Një gjendje e tillë nuk mbahet në mend që qyteti i Pejës të mos ketë ujë të mjaftueshëm gjatë muajve të tjerë të vitit, përjashtim të periudhës së verës kur mbizotëron moti i thatë pa reshje. Banorët e zonave të goditura nga këto reduktime ka javë që janë duke ngritur shqetësimet e tyre për mungesë të ujit gjatë disa orëve të ditës, shkruan Koha Ditore.

“Prej muajit korrik jemi me reduktime. Kemi reduktime gjatë tërë ditës prej orës 9 deri në orën 17 e 18, dhe këtë në mes të muajit nëntor, që kurrë nuk ka ndodhur më herët. Ne si qytetarë nuk mund e kuptojmë që edhe tashti të ketë reduktime, e Peja i ka dy burime të mëdha uji”, ankohet banori i lagjes “Haxhi Zeka” në Pejë, Hidaverdi Spahija.

E mungesa e reshjeve është një arsye në ujësjellës për zbatimin e reduktimeve të ujit.