Peja në vitin 2019 do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

PejëPostuar: 15:11 / 05.12.2018

Në kuadër të investimeve kapitale të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), për vitin 2019, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’në Pejë do të themelojë Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytete, saktësishtë në hapësirën e këtij universiteti.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, për të lansuar këtë projekt të rëndësishëm ka vizituar sot Universitetin Publik të Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, në hapësirat e të cilit do të jetë Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Beqaj ka takuar Rektorin, Fadil Millaku, dekanin Halit Shabani dhe sekretarin Astrit Adema. Së bashku kanë vizituar ambientet e dedikuara nga Universiteti për këtë Qendër. Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e Qendrës edhe para studentëve të shumtë të Universitetit të Pejës.

‘’Është kënaqësi e veçantë të shoh entuziazmin e madh të studentëve nga Peja me rrethinë, që ishin në numër kaq të madh, për të dëgjuar dhe për të bashkëbiseduar për idenë e kësaj Qendre’’, tha ministri Beqaj.

Misnistri Beqaj shtoi se ky është një lajm i mirë për Pejën dhe themelimi i Qendrës ka për qëllim të lidhë shkencën me biznesin.

Ai po ashtu, theksoi rëndësinë e veçantë dhe potencialet e mëdha që ka ky rajon për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministri Beqaj, u bëri thirrje të rinjve të kësaj ane që idetë dhe njohuritë e tyre t’i zhvillojnë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, në mënyrë që e ardhmja e tyre dhe e vendit të jetë e sigurt dhe e suksesshme. /InfoKomuna/
 

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.