Pejë: Gjenden 14 pistoleta pa leje në veturën e një personi

PejëPostuar: 10:01 / 01.11.2017

Në Pejë, policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 14 pistoleta në veturën e një personi.

Këto pistoleta të cilat i dyshuari kishte në veturë, nuk posedonte leje përkatëse.

I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve.

“Gjatë kontrollit, në veturën të cilën e ngiste i dyshuari mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar 14 pistoleta për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse. I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve. Me urdhër të prokurorit me 31.10.2017 është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/