Pejë: Ngasësi i mitur shkel biçiklistin

PejëPostuar: 10:57 / 02.11.2017

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në Nabergjan të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Mundem vetëm ta konfirmoj se një person ka ndërruar jetë. Kjo ka ndodhur pasi vetura ka goditur atë, teksa ishte duke e vozitur një biçikletë”, ka thënë për Express, Xhevat Ibraj, zëdhënës në Policinë e Kosovës, në rajonin e Pejës. “Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Detajet e tjera për këtë rast do të bëhen publike nesër”, ka treguar Ibraj.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, ngasësi i veturës sikurse dhe viktima ishin të mitur.