Pejë, një mjet i dyshimtë në oborr të spitalit, evakuohen pacientët

PejëPostuar: 13:20 / 16.05.2018

Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve në Spitalin e Pejës, për shkak se dyshohet se në oborr është gjetur një mjet i dyshimtë.

“Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, njoftohet nga Spitali i Pejës.

 Sipas këtij njoftimi vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

 “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”, thuhet në njoftim.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.