Policia ua bastisë shtëpinë boshnjakëve në Pejë, i arreston ata

PejëPostuar: 10:11 / 14.07.2017

Dy meshkuj boshnjakë janë arrestuar nga Policia, pasi gjatë një aksioni në bodrumin e shtëpisë të njërit prej të dyshuarve është konfiskuar një pushkë dhe 24 fishekë ndërsa tjetri me armën e cekur është fotografuar.

''Janë arrestuar dy të dyshuar  meshkuj  k-boshnjakë pasi që njësiti policor gjate realizimit të një bastisje në bodrumin e shtëpisë të njërit të dyshuar ka gjete dhe konfiskuar një pushkë dhe 24 fishekë, ndërsa i dyshuari i dytë me armën  e cekur është fotografuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë te rregull''