Rrahje për kabllo të rrymës në Pejë

PejëPostuar: 13:06 / 13.02.2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona, një mashkull dhe një femër e mitur kanë marrë lëndime, pasi janë rrahur nga katër persona të tjerë si pasojë e një mos marrëveshjeje për një kabllo të rrymës në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 17.00 dhe personat e lënduar me këtë rast kanë marrë tretman mjekësor, derisa katër personat e dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy prej tyre dërgohen në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.