Rrëshqitjet e dheut mbyllin për qarkullim rrugën Pejë-Kullë (Video)

PejëPostuar: 16:28 / 06.05.2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se rruga rajonale që lidh Kosovën me Malin e Zi do të mbyllet për 24 orët e ardhshme si pasojë e rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë.

Postimi i Lekajt në Facebook:

“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë.

Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët tonë, kemi konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative”
, ka njoftuar Lekaj.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...